Analisti Arben Meçe thotë se SPAK, është institucioni i vetëm që del mbi politikën.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se pyetjet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pas raportimit në Kuvend, treguan nivel të ulët nga deputetët.
“Dumani është fenomen, që kemi dy vjet që po e diskutojmë. Kemi vlerësuar punën e Dumanit. Kemi edhe kontestime për disa çështje. 21 janari, çdo gjë e kopsitur, nuk u kthye në çështje. Do gjejmë një drejtues të këtij organi si Dumani? Nëse do e gjenim, do isha i lumtur. Dumani i dha një fytyrë atij institucioni. Frymën e mban gjithmonë titullari. Nuk ka më asnjë lopj okntesktiim për punën që ka bërë. Në jetën e vetë do ketë me çfarë të krenohet. Nervozizmi i Dumanit, lidhet edhe me atë tjetrën, që deputetët bënë më tepër politikë, sesa kërkuan informacion. Ishte dy momente që shprehu nervozizëm. Individë të caktuar tentojnë ta politizojnë. Ajo që kërkon Dumani, është shqetësim i ligjshëm. Kjo trupë, nuk duhet ta shkatërrojmë. Është i vetmi instritucion që heton dhe del mbi politikanët.”, theksoi ai./abcnews.al

