SPAK, i sulmuar nga disa media/Meçe: Ka goditur lidhjet e shërbimeve të fshehta, që janë instaluar nga regjimi ‘berishian’

schedule19:06 - 28 Mars, 2024

schedule 19:06 - 28 Mars, 2024

TIRANË- Analisti i Njohur Arben Meçe, tha se nëse do funksionojë me seriozitetin e plotë, Komisioni Parlamentar kundër dezinfomimit do të shkatërrojë shumë “fole”, të cilat kanë funksionuar deri tani me këtë qasje.

Ai theksoi shumë prej personave, të cilat janë sot në mediat shqiptare, kanë pikëpyetje për mënyrën se si paguhen, kush i paguan dhe kush përfiton prej shërbimeve të tyre.

“Ky komision do të shkatërrojë shumë nëse do jetë serioz. Mbi 50% e figurave që janë prezentë në mediat shqiptare kanë pikëpyetje te mënyra e financimit. Ata, në finale prodhojnë një indoktrinim nëpërmjet dezinformimit”, u shpreh ai.

Ai shkoi më tej duke shigjetuar pushtetin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që sipas tij, e mbushi sistemin me elementë, që kanë shumë dritë-hije dhe pikëpyetje nga mbrapa. Meçe tha se sistemi i drejtësisë ka qenë objektiv sulmesh prej shumë mediash në Shqipëri, të cilat me punën e tyre janë të dyshimta.

Sipas tij, drejtësia e re është sulmuar nga disa media për shkak se ka vendosur të shkatërrojë lidhjet e fshehta, që ka instaluar në Shqipëri, regjimi i Sali Berishës.

“Sistemi i drejtësisë absolutisht më i sulmuari. Është goditur SPAK, GJKKO, sepse këto janë instrumente reale, të cilat janë bërë produkti që po lufton korrupsionin në të gjithë mekanizmin korruptiv në Shqipëri. Ka goditur lidhjet e shërbimeve të fshehta të instaluara nga regjimi berishian. Regjimi berishian e mbushi sistemin e drejtësisë me elementë që kanë shumë pikëpyetje”, tha ai në “Special Report”./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!