Ia blenë trafikantët, SPAK i sekuestron makinën prokurorit

schedule14:27 - 22 Korrik, 2021

schedule 14:27 - 22 Korrik, 2021

Nga Ermal Vija

Një makinë që dyshohet se prokurorit të Vlorës, Maksim Sota ia kanë blerë trafikantët e drogës është sekuestruar me urdhër të SPAK. Prokurori Sota ka apeluar masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet.

Ndërkohë që seanca do të mbahet më 27  korrik, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do t’ja kthejë apo jo mjetin. Sipas burimeve nga SPAK, mjeti i prokurorit është blerë nga trafikantët e drogës.

Sipas SPAK-ut, prokurori Sota mbështeste grupin kriminal ku i ndihmonte për probleme dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

Sota u zbulua bashkë me disa zyrtarë të tjerë të lartë të policisë së shtetit dhe trafikantë droge në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Shpirti” që u shtri në Shqipëri, Itali, Malin e Zi dhe Spanjë.

Në total u prenë 28 urdhër arreste, ndërsa 2  ish-shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri janë në kërkim. Prokurori i Vlorës, Maksim Sot është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Si u zbulua grupi?

Dy nga bashkëpuntorët e policisë Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha janë dhe ato që kanë ndihmuar me të dhënat e tyre për funksionimin e këtij grupi kriminal. Drolli  i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ndër të tjera bashkëpunëtori i drejtësisë theksoi se në të njëjtën shtëpi ka qëndruar edhe Mariglen Shusha një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij, prokurori kishte dijeni që Ilirjan Ducellari (Zaimi) ishte i përfshirë në trafik droge dhe pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në këtë banesë.

Ndër të tjera Shusha ka bërë me dije se në banesën e paguar nga Duçellari përveç prokurorit Sota më parë kishte qendrar edhe zv.Drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!