SPAK i përgjigjet Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit: Po hetojmë, kallëzimet janë bashkuar

schedule18:03 - 30 Maj, 2020

schedule 18:03 - 30 Maj, 2020

SPAK i ka kthyer përgjigje Adriana Kalas juristes së Aleancës për Teatrin në lidhje me kërkesën e dërguar për informacion për dy kallzimet e para të bëra në dhjetor dhe në maj.

Në letrën e tij, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja bën me dije se SPAK, kallëzimin  e muajit maj ka bashkuar me procedimin penal të regjistruar më 23 janar 2020.

Sipas letrës që publikon AMT dhe që mban firmën e kreut të SPAK, Arben Kraja, thuhet ndër të tjera se, ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake.

Lexo edhe:Aleanca për Teatrin padi në SPAK, Budina: Hetim ndërkombëtar, si vërtetohet automatiku në kokë

Ndërkohë një ditë më parë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar padi penale në SPAK kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale ” Vrasje të mbetur në tentativë” mëngjesin e 17 Majit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!