SPAK kërkon sekuestrimin e pronave ish-të dashurit të Viola Spiros, si u zbulua “bosi i kokainës” nga prokuroria holandeze

schedule11:44 - 11 Gusht, 2020

schedule 11:44 - 11 Gusht, 2020

Ditën e sotme, SPAK ka sekuestruar me kërkesë të autoriteteve holandeze një numër të madh pronash në pronësi të vëllezërve Selaj, të cilët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Lexo edhe: Tokë, çanta me para dhe makina: SPAK i bllokon pronat familjes së njohur nga Lezha

Vëllezërit Selaj janë të njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe në mediat italiane. Valentin Selaj, që njihet ndryshe edhe si ish-i dashuri i moderatores Viola Spiro ka qenë ‘koka’ e grupit të trafikut të drogë, të cilët transportonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

Ai u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali. Selaj ra në prangat e policisë italiane, nga një operacion i përbashkët ku u kap një ton drogë, pas hetimeve në Firence, Amsterdam dhe Roterdam.

Grupi që ai drejtonte ishte nën hetim që prej vitit 2015 dhe në mediat italiane ai është cilësuar si “bosi i kokainës”.

Pamjet si u arrestua Selaj: 

 

Ndërsa më herët, vëllezërve Selaj i janë sekuestruar 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.

Pronat që kërkohet të sekuestrohen nga SPAK: 
-Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia “Beslidhja“ Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.

-Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Are + truall”. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.

-Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.

-Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.

-Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.

-Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.

-Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.

-Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura te ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016. /abcnews.al