Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

SPAK “godet” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, cilët janë personat ndaj të cilëve u lëshuan masa sigurie

schedule09:14 - 25 Shkurt, 2025

schedule 09:14 - 25 Shkurt, 2025

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Mësohet se masat e sigurisë për personat e dyshuar janë ato të arrestit në burg dhe arrest shtëpie, ndërsa dyshimet janë se këta persona të kenë abuzuar me disa tendera.

Bëhet fjalë për 5 masa “arrest në burg”, 10 arrest në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitjeje.



Masa e sigurisë “Arrest në burg” u caktua për shtetasit: Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga, ndërsa masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” u caktua për shtetasit Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!