“SPAK mund ta kishte parandaluar vrasjen”, Meta: PD kallëzoi 40 “çuna problematikë” që me 7 prill

schedule11:49 - 24 Prill, 2021

schedule 11:49 - 24 Prill, 2021

Ditën e sotme kur vendi është në heshtje zgjedhore, Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për mediat. Meta deklaroi para gazetarëve se Partia Demokratike i kishte kallëzuar që më 7 prill 40 shtetas të “angazhuar pranë PS-së në Elbasan duke kryer vepra penale.”

Kreu i shtetit deklaroi se Partia Demokratike në Elbasan, e përfaqësuar nga Gazmend Bardhi i kallëzoi 40 persona në SPAK, mes tyre edhe persona të përfshirë në përplasjen me armë ku u vra Pjerin Xhuvani, por kjo Prokurori ia përcolli kompetencën Prokurorisë Elbasan.

“Më 7 prill, 2021, PD përfaqësuar nga Gazmend Bardhi ka paraqitur në SPAK një kallëzim penal. PD i paraqiti SPAK-ut, kërkesën për hetimin e 40 shtetasve që ishin të angazhuar në Elbasan pranë PS, duke konsumuar vepër penale. Këtu janë emrat e gjithë atyre të përfshirëve më 21 prill në Elbasan.  Pas tetë ditësh, përmes një shkrese, më 15 prill, ia përcolli për kompetencë prokurorisë së rrethit Elbasan.”

Kreu i shtetit akuzon SPAK-un dhe Prokurorinë në Elbasan për zvarritje të procesit në mënyrë që ata që ai iu referua si “çuna problematikë” të mos hetohen gjatë fushatës.

“SPAK-ut iu deshën 8 ditë për ta përcjellë për hetime në Elbasan. Ishte e qartë se ky material duhej te hetohej nga SPAK dhe jo prokuroria e Elbasanit. Kjo shkresë e SPAK është marrë në Prokurorinë Elbasan më 19 prill. 4 ditë për ta protokolluar. Prokuroria e Elbasanit, më 20 prill, 1 ditë para hatasë, thirri Bardhin për të dhënë shpjegime lidhur me kallëzimin e para dy javëve. Të paraqitej më 30 prill. Duket qartë se SAPAK, Prokuroria Elbasan bëri çmos që personat e kallëzuar nga PD për krime zgjedhore, të mos hetohen para fushatës, duke krijuar terrenin për të vepruar për partinë në pushtet.” sb/abcnews.al/