Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka depozituar 11 kërkesat e para për konfiskim pasurie të personave të botës së krimit.
Mes kërkesave për konfiskim pasurie është BMW-ja e blinduar e Lul Berishës dhe resorti “Golden” i Hajrave.
Po kështu SPAK kërkon të konfiskojë edhe pasuri të bashkëpunëtorëve të Hajrave në Shkoder.
Pasi çështja kalon në GJKKO subjektet që janë në hetim kanë minimalisht 6 muaj afat për të sjellë prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë.
Nëse pasuritë nuk justifikohen nga pronarët ato sekuestrohen nga shteti./abcnews.al