Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka ankimuar ditën e sotme vendimin e GJKKO për pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e Gërdecit. Gazetari i ABC Ermal Vija raporton për ABC se Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme e Apelit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.
Lexo edhe: Gërdeci, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK për Fatmir Mediun
Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte SPAK-un duke shpëtuar Fatmir Mediun nga rihetimi dhe procesi gjyqësor.
Në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi rigjykimin e ish-ministrit Mediu, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë. m.v/abcnews.al