Spaho: PD e vendosur të përfaqësohet nga populli

schedule13:59 - 25 Shtator, 2020

schedule 13:59 - 25 Shtator, 2020

Ish-deputeti i partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi se për herë të parë në pluralizmin e Shqipërisë, një parti politike cakton kandidatë për deputetë, emra që zgjidhen përmes votës së anëtarësisë.

Sakaq ish-deputeti thekson se Partia Demokratike është e vendosur që të përfaqësohet nga populli.

Deklarata:

Per here te pare ne historine e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise.

Sot ne Degen e PD Has filloi procesi i votimit te kandidateve te Deges per poste te larta politike. Per here te pare ne historine e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise.

Partia Demokratike eshte e vendosur qe perfaqesuesit e saj ne cdo nivel te jene produkt i vullnetit te qytetareve dhe shembull i integriteti politik, shoqeror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre strehe e krimit dhe bandave, perfaqesuesve te oligarkeve, atyre qe shperdorojne mundin, djersen dhe taksat e qytetareve shqiptare.

Sot ne Has ka nje interesim te madh te strukturave te PD dhe anetaresise per te marre pjese dhe votuar kandidatet qe ata vete kane propozuar. Shkalla shume e larte e pjesmarrjes eshte vleresimi me i shkelqyer qe antaresia dhe qytetaret i bejne praktikes se re te PD per te zgjedhur perfaqesuesit e saj ne cdo nivel perfaqesimi nepermjet parimit nje anetar nje vote, si dhe mbeshtetje e plote e inisiatives se Z. Basha per te hapur Partine dhe thelluar me tej demokracine ne te.

Nje parti e hapur ku sundon demokracia eshte garanci per nje qeverisje te mire, ekonomi te zhvilluar, institucione te qendrueshme, drejtesi per te gjithe dhe progres drejt BE./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!