Partia Demokratike me 13 qershor do të zhvillojë dhe zgjedhjet për kryetarin e ri të saj.
Nënkrytari i PD-së Edmond Spaho, në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu në Radarin Informativ është shprehur se koha që kanë në dispozicion kandidatët për të takuar strukturat e PD në qarqe është e mjaftueshme.
Ndër të tjera ai thekson se zhurma që po bëhet nga disa anëtarë të kryesisë në lidhje me hartimin dhe miratimin e listave është e panevojshme duke theksuar se në lidhje me këtë fakt kandidati i vetëshpallur Kadilli nuk ka një pretendim të tillë.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se në zgjedhjet për kreun e ri të PD mund të votojnë të gjithë ato që kanë një kartë anëtarësimi.
LEXO EDHE: Spaho: Zgjedhjet u vodhën, Basha nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen
“Në PD të gjithë e kanë derën të hapur, që të bashkëpunojnë për të luftuar Ramën. Zhurma që po bëhet në PD është e panevojshme. Të gjithë ato zëra për mua gënjejnë, Kadilli është personi që ka punuar me listat, dhe ato janë testuar në disa palë zgjedhjesh në PD dhe e fundit ka qenë në muajin tetor dhe nëntor. Komisioni duhet të shikojmë se ka kompetenca administrative dhe në bazë janë komisionet e votimit që i menaxhon dhe secili përfaqësues kandidati do të mund të kontrollojë dhe rregullat.
Në një parti politike duhet ta kuptojnë të gjithë ato që janë anëtarë, se ka edhe pasaktësi dhe probleme persa i përket anëtarësisë një pjesë janë larguar pasi i thonë 30 vjet një pjesë janë akoma. Para katër vitesh ne kemi bërë një ndarje mes anëtarëve që janë aktivë dhe joaktivët të cilët kanë ikur jashtë, nëse i heq nga listat një gjë e tillë shkakto një zemërim të madh. Nuk bëhet fjalë për njerëz që janë sot, kush e ka kartën e anëtarësisë mund të votojë. Ndarja aktivë dhe joaktivë i shërben procesit zgjedhor, për tu drejtuar personave që do të jenë pjesë e zgjedhjeve. Kush ka kartë anëtarësie pavarësisht se e cilit vit është mund të votojë”, është shprehur Spaho.e.su./abcnews.al