Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spaho i drejtohet Bashës në Kuvend: S’më përjashton dot nga partia, do të vijë dita

schedule16:28 - 17 Janar, 2022

schedule 16:28 - 17 Janar, 2022

Përplasjet e forta në selinë blu duket se do të zhvendosen tani edhe në sallën e Kuvendit. Edmond Spaho iu drejtua ashpër, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës, i cili e përjashtoi nga PD.  Spaho i tha kryedemokratit se nuk e përjashton dot nga partia dhe se një ditë do të marrë atë që meriton.

Edmond Spaho: Zonja kryetare nuk e kisha menduar që Lulzim brava do të më përjashtonte. Tani pres që të më caktojnë edhe internimin, ndoshta në Grabjan të Lushnjes.

Lindita Nikolla: Nuk është procedurë

Edmond Spaho: Për procedurë është. Mos më ndërprit fjalën.

Lindita Nikolla: Referojuni nenit  të rregullores

Edmond Spaho: Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi parlamentar i PD. Unë kam hyrë kur tërhiqnim me zinxhirë bustin e Leninit, ai ka ardhur direkt ministër. S’më përjashton dot ai që futi kriminelë në PD. Më vjen mirë që jam larguar disa rreshta larg shoqërisë së tij. Nuk kanë të ardhme me të, me një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhjesh. Do t’i vije dita, mos kujtojë të largët që qytetarët dhe anëtarët e PD do ti japin atë që meriton.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!