Spahiu poston foton e Moisiut me Meidanin në bulevard dhe “thumbon” Berishën: Ecin të lirë

schedule20:30 - 25 Maj, 2021

schedule 20:30 - 25 Maj, 2021

Kreshnik Spahiu ka postuar në Facebook një foto të dy ish-presidentëve Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani duke ecur në bulevard, ndërsa shkruan se gëzojnë lirinë, familjen, shëndetin dhe faqen e bardhë duke “thumbuar” ish-presidentin tjetër Sali Berisha, që pak ditë më parë u shpall “non grata” nga SHBA.

“Dy ish-presidentët e Shqipërisë duke ecur në bulevard, si dy njerëz normal, pa makina, pa roje, pa shofer. Të dy jetojnë thjeshtë sepse u larguan, atëhere kur kuptuan që cikli kish mbaruar. S’mbajtën peng as shtetin, as partinë, as elektoratin.

Thjesht thanë: Lamtumirë në kohën e duhur. Ndoshta historia s’do i vlersoj si heronj të Shqipërisë, por e sigurtë që s’do i cilësoj askush të pabesë dhe tradhëtar të kombit. Ata ecin pa e kthyer kokën nga frika. Gëzojeni lirinë, familjen, shëndetin dhe faqen e bardhë” shkruan ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!