Spahia në ABC: Do jem kryebashkiaku i të gjithëve, kundërshtari jonë mbetet Edi Rama

schedule19:22 - 7 Mars, 2022

schedule 19:22 - 7 Mars, 2022

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Bardh Spahia në një lidhje me ‘Radarin Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, e cilësoi fitoren e tij në zgjedhjet e 6 Marsit si momentin e ndryshimit.

Ai theksoi se nga nesër ai do të jetë kryebashkiaku i të gjithë shkodranëve pa dallim partiak.

‘Falenderoj të gjithë shkodranët, votuesit, demokratët dhe demokratet, ishte një mesazh shprese për të gjithë Shqipërinë. Që nesër unë do të jeë kryebashkikau i të gjithë demokratëve’, tha Spahiu.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje, Spahia tha se ndikojnë një sërë faktorësh.

Sipas tij moti i keq, por dhe zgjedhjet vetëm për kandidatët për kryetar Bashkie dhe jo për Këshillin bashkiak si dhe emigracioni, janë arsyet e pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje.

‘Unë e kam thënë se ka disa faktorë. Mos harrojmë faktin se për herë të parë kemi zgjedhje që realizohen në një stinë aspak të p[përshtatshme, në një ditë të ftohtë, të cilat kanë ndikuar edhe në qytetin e Shkodrës pa folur për zonat malore. Njëkohësisht ne në fakt e kemi ditur pasi këto zgjedhje ishin atipike, pasi këtu ishin vetëm përfaqësuesit e partive si kandidat, nuk kishte kandidatë për këshillin bashkiak, pa marrë emigrimin serioz nga zona jonë’, vijoi më tej Spahia.

Kryebashkaku i ri i Shkodrës tha se fokusi i tij kryeso është puna për qytetarët por edhe bashkimi i demokratëve dhe vijimi i luftës kundër qeveris ëmë të korruptuar në Evropë siç është ajo e Edi Ramës. /Abcnews.al/