Spahia: Mjeku i familjes dhe shërbimet e tjera spitalore kanë mbetur peng prej Covid-19

schedule19:41 - 2 Maj, 2020

schedule 19:41 - 2 Maj, 2020

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia tha në studion e Abc News se kapja në kohë e koronavirusit do të kishte qenë efikase për shëndetin e qytetarëve. Ai u shpreh se situata me covid-19 ka bërë që mjeku i familjes dhe shërbimet e tjera spitalore të mos jenë shërbim të pacientëve që vuajnë nga sëmundje të tjera, në shumë raste edhe më të rënda se koronavirusi.

“Kapja në kohë e prezencës së koronavirusit do kishte ndikim për shëndetin e qytetarëve dhe masat . Sot ne po zbatojmë disa masa që bien mbi supet e qytetarëve dhe nuk shohim asnjë masë konkrete për të identifikuar personat e prekur, përmes testeve që do jepnin mundësi të dilnim më shpejt nga kjo fazë që ka çuar në kolaps sistemin shëndetësor.

LEXO EDHE: Mjeku pneumolog: “Shefqet Ndroqi” t’i kthehet normalitetit, pas pandemisë do kemi mbingarkesë

Sot sistemi shëndetësor nuk po vuan vetëm nga përballja me koronavirusin. Mungesa e ofrimit të shërbimit parësor, mjekut të familjes i cili ofron shërbimin përmes telefonit sepse ai nuk mund të funksionojë përmes telefonit. Edhe shërbimi spitalor po vuan mungesën e organizimit.

 Ashtu si po bllokohet sanatoriumi me pesë pacientë dhe persona të tjera me probleme edhe më të mëdha shëndetësore nuk gjejnë shërbim. Qeveria duhet të garantojë sigurinë e mjekëve përmes pajisjes me masat mbrojtëse por mjeku nuk mund të lihet larg pacientëve”, u shpreh Bardh Spahia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!