Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria është ndër vendet më pak të prekura nga koronavirusi në rajon, ish-deputeti demokrat Bardh Spahia e ka quajtur të pasaktë duke deklaruar se numri i personave që kanë humbur jetë nga koronavirusi është më i madh. Kjo sipas tij, pasi shumica e vdekjeve janë klasifikuar si shkak i patologjive të tjera bashkëshoqëruese.
“Deklarata e Ramës nuk është e saktë sepse Shqipëria ka numrin më të madh të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi. Në Shkodër ka vetëm dy të vdekur zyrtarisht nga ministrisë si viktima nga koronavirusi ndërkohë që janë 7 të tjerë të cilët kanë qenë të konfirmuar me koronavirus por janë klasifikuar sikur kanë vdekur nga patologji të tjera.
Është koronavirusi që vret dhe kjo nuk është çështje debati PD apo PS, por janë kolona të vendosura nga ekspertët ndërkombëtarë të shëndetësisë. Shtimi i numrit të testimeve do na tregonte për përhapjen e koronavirusit dhe do të tregonte masat që duhet të merrnim për përballimin e kësaj situate.
Ndaj e vlerësoj mënyrën serioze të qasjes së kësaj situate dhe fillimin e testeve seriologjike imunologjike që do na ndihmojnë për të treguar se sa % e popullsisë janë imun dhe do kishim një panoramë më të qartë të imunitetit të popullatës për të pas një panoramë më të qartë në lidhje me të gjithë këtë”, u shpreh Spahia./abcnews.al

