SpaceX ka filluar shitjen e lidhjeve lazer satelitore të përdorura për komunikime hapësinore me shpejtësi të lartë për kompanitë e tjera satelitore, tha presidenti i kompanisë Gwynne Shotwell këtë të martë gjatë një konference për shtyp.
Mijëra satelitë Starlink me orbitë të ulët të SpaceX përdorin lidhje lazer për të transmetuar të dhëna ndërmjet tyre me shpejtësinë e dritës, duke lejuar rrjetin të sigurojë mbulim më të madh të internetit në mbarë botën me më pak stacione tokësore.
Shotwell duke folur në një panel në konferencën Satellite Show në Uashington tha se kompania si furnizues do t’ua shesë këtë teknologji kompanive të tjera.
“Ne do të ndërtojmë mbi këtë … me misionin tonë të ri Polaris Dawn që pritet këtë verë me një kapsulë Dragon”, tha Shotwell, duke iu referuar një fluturimi të ardhshëm të astronautëve privatë në kapsulën hapësinore Dragon të kompanisë./abcnews.al