Starship i SpaceX, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, u lëshua sot në brigjet e Teksasit Jugor.
Raketa pa ekuipazh shpërtheu në ajër menjëherë pas ngritjes, por SpaceX është ende duke festuar testin.
“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha SpaceX në një postim në Twitter.
With a test like this, success comes from what we learn, and today’s test will help us improve Starship’s reliability as SpaceX seeks to make life multi-planetary
— SpaceX (@SpaceX) April 20, 2023
Është e zakonshme që lëshimet për herë të parë të dështojnë pasi inxhinierët zgjidhin problemet që mund të mos jenë bërë të dukshme gjatë testimit të mëparshëm.
Raketa SLS e NASA-s, për shembull, iu nënshtrua dy përpjekje për lëshim përpara se automjeti të ngrihej përfundimisht në nëntor 2022.
Administratori i NASA-s, Bill Nelson, uroi SpaceX në një postim në Twitter të enjten, duke shtuar se “çdo arritje e madhe gjatë historisë ka kërkuar një nivel rreziku të llogaritur”. /abcnews.al