SpaceX nis 4 astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

schedule07:58 - 11 Nëntor, 2021

schedule 07:58 - 11 Nëntor, 2021

Pas një sërë vonesash, SpaceX nisi katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të mërkurën mbrëma në misionin “Crew-3”. Raketa Falcon 9 u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida me katër astronautë – tre amerikanë dhe një gjerman.

Misioni do të shënojë fluturimin e tretë të SpaceX me ekuipazh dhe do të transportojë astronautët e NASA-s Raja Chari, Tom Marshburn, Kayla Barron dhe Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Matthias Maurer në një mision gjashtë-mujor në stacion.

Misioni Crew-3 e çon numrin e astronautëve që SpaceX ka nisur në 18. SpaceX zhvilloi anijen e saj kozmike Crew Dragon dhe rregulloi raketën e saj Falcon 9 nën programin Commercial Crew të NASA-s, e cila i dha kompanisë 3.1 miliardë dollarë për të zhvilluar sistemin dhe për të nisur gjashtë misione operacionale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!