“Southoutdoor Festival”! Jo vetëm argëtim, por dhe edukim

schedule17:54 - 2 Maj, 2022

schedule 17:54 - 2 Maj, 2022

Southoutdoor Festival një vëmendje të veçantë i ka kushtuar fëmijëve. Një prej tyre tregon që ka marrë pjesë në të 5 edicionet.

“Po ushtrohem në karate. Nuk kam munguar asnjëherë në këtë festival po ja kalojmë shumë bukur”.

Instruktori thotë se për karatenë ka shumë interes.

“Ka shumë pjesëmarrje. Prindërit mund të lënë fëmijët këtu dhe të argëtohen vetë”.

Veç sportit dhe argëtimit Southoutdoor festival ka mision dhe edukimin. Bledi Leka, një prej organizatorëve thotë se tema e mjedisit.

“Këtë vit nuk kemi më gota plastike por të ripërdorshme. Kemi vendosur një dyqan riciklimi që shërben si motivues për fëmijët. Ata mbledhin shishe dhe mbetje i dorëzojnë dhe ju japim dhurata”.

Në lojëra apo sporte aventure janë përfshirë e të rriturit.

“Bëmë rafting në kanionin e Gjipesë dhe Bistricës”.

Në Borsh përgjatë gjithë ditës çdo grupmoshë ka kënde të caktuara për tu argëtuar.

Ndërsa mbrëmja ju kushtohet të rinjve. Në ditën tretë të festivalit ata shijuan muzikën ritmike.

Vitin e shkuar prej kufizimeve nga pandemia aktivitetet u ndoqën nga afro 3 mijë persona, po gjatë kësaj fundjave pjesëmarrja u dyfishua. Festivali mbështet nga Giz, Bashkia Himarë, organizata jofitimprurëse dhe biznese.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!