Southgate: Portieri s’na la të shënonim më shumë, Mason Mount ishte i shkëlqyer

schedule23:59 - 25 Mars, 2021

schedule 23:59 - 25 Mars, 2021

Anglia, kundërshtari jonë i radhës regjistroi fitoren më të thellë të ditës së sotme ne eliminatoret e Kampionatit Botëror, duke mundur San Marinon me shifrat 5-0, falë dopietës së Calvert Lewin dhe golave të Ward-Prowse, Sterling dhe Watkins, që debutoi me gol.

Pas ndeshjes për mediet goli trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate. Ai lavdëroi shumë paraqitjen e lojtarëve specifikë dhe u shpreh i kënaqur me skuadrën e tij.

Anglia goditi plot 15 herë në portën e San Marinos, teksa portieri Benedettini bëri plot 10 pritje, duke merituar edhe vëmendjen e Southgate, i cili sot regjistroi ndeshjen e 50-të në krye të kombëtares ishullore.

“Mason Mount në pjesën e parë ishte i shkëlqyer dhe vendosi tonin e lojës. Ishte  mirë të shihje Lingard, që dukej sikur po shijonte sërish futbollin e tij. Kishte shumë gjëra të mira në këtë ndeshje. Kishte shumë shfaqje të mira individuale.

Kalvin Phillips gjithashtu më kënaqi me lojën e tij. E pëdori topin shumë mirë dhe ka aftësi shumë të mira atletike. Bëmë mirë, aq sa mundëm. Jam i kënaqur për mënyrën sesi ushtruam presion kur humbnim topin.

Kjo nxorri në pah mentalitetin tonë për 90 minuta. Mund të kishim shuënuar më shumë gola, po të mos ishte për atë paraqitje mbresëlënëse të portierit të tyre”, u shpreh Southgate pas ndeshjes. Tashmë në ishull nisin të mendojnë për Shqipërinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!