Ecuria dhe forca e treguar nga Kosova nuk e kanë surprizuar Gareth Southgate, ndërsa mikpritja e tifozëve dardanë, po. Trajneri i Anglisë është paraqitur i gëzuar në konferencën për shtyp, aty ku flet për ndeshjen e nesërme kundër djemve të Challandes.
DUELI – “Nesër është një festë për Kosovën. Mëkat që nuk do të jetë në gjendje që të kualifikohet përmes kësaj fazë, por lojtarët janë çliruar nga presioni. Kemi besimin se do të kemi një mikpritje të jashtëzakonshme, por gjatë ndeshjes jam i sigurt se tifozët do të mbështesin ekipin e tyre”.
ELOZHET – “Nuk u befasova kur Kosova mposhti Çekinë në shtëpi, e dimë se çfarë kualiteti treguan edhe në Southampton. Ata do të reagojnë pas humbjes së fundit dhe do të duan të fitojnë ndeshjen e nesërme, kështu që pres një ndeshje shumë të vështirë. Ne jemi kualifikuar, por ende duam të fitojmë “.
MIKPRITJA – “Jam shumë i lumtur që jemi këtu. Jemi pritur në mënyrë të ngrohtë nga tifozët në aeroport dhe rrugës për në hotel. Gjithashtu trupat ushtarake britanike na kanë pritur”. /abcnews.al