Southampton i cili ndodhet në vendin e fundit në Premier League, ka njoftuar shkarkimin e trajnerit të tyre të dytë të sezonit, Nathan Jones, i cili ka qenë në krye për vetëm tre muaj.
Të shtunën, kundër Wolves, Southampton shënoi humbjen e 15-të në 22 ndeshje, me vetëm katër fitore dhe tre barazime të grumbulluara. Ishte humbje e shtatë e skuadrës në ligë nën urdhrat e Jones, i cili ishte larguar nga Luton në Championship në nëntor, pak përpara fillimit të Kupës së Botës, për të marrë drejtimin nga Ralph Hasenthuttl, i cili ishte në krye për katër vite.
Southampton aktualisht është i 20-ti në tabelë me 15 pikë, katër pikë pas Leeds, i 17-ti në tabelë. Ruben Selles është emëruar në mënyrë të përkohshme në stolin e “The Saints”./ h.ll/abcnews.al