Shqipëri-Poloni është një ndeshje e luftuar dhe e rëndësishmë që vendos shumë për vendin e dytë në grupin I. Aktualisht “Kuqezinjtë” mbajnë vendin e dytë me 15 pikë të grumbulluara, një pikë më shumë se Polonia, që mban vendin e tretë me 14 pikë.
Shqipërisë i duhet një fitore për të blinduar vendin e dytë, ndërsa çdo rezultat tjetër shkon në favor të kundërshtarëve.
Në konferencën për shtyp trajneri Paulo Sousa u shpreh se kanë ardhur në Shqipëri me misionin për t’u kthyer më 3 pikë në Poloni. Për të tentuar fitoren trajneri i kombëtares polakë ka zbuluar edhe formacionin me të cilin do të luajë ndaj kombëtares tonë.
Skema e përdorur nga portugezi Paulo Sousa do të jetë e njëjtë me atë që aplikon prej kohësh Edi Reja te Shqipëria, pra 3-5-2 duke sfiduar kështu shqipërinë edhe në formacion.
Nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Sousa për ndeshjen kundër shqipërisë, ish-sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik që do të zëvendësohet nga Swiderski. Polakët i kanë të gjithë shpresat tek ylli i tyre Lewandowski për të bërë të mundur fitoren që është shumë e rëndësishmë për të shkuar në play-off.
Polonia (3-5-2): Szczesny – Davidowitz, Glik, Bednarek – Krychoviak, Molder, Zielinski, Jozwiak, Puchacz – Swiderski, Lewandowski
/abcnews.al