Eljon Sota ka folur për mediat para ndeshjes me Kastriotin. Qendërmbrojtësi i Partizanit fillimisht foli për ndeshjen e kaluar me Egnatian dhe më pas preku disa tema.
“Ishte një ndeshje për t’u harruar ajo ndaj Egnatias, pasi nuk morëm rezultatin që donim. Pavarësisht barazimit, ekipi vazhdon që të përgatitet shumë mirë. Edhe këtë javë ka pasur entuziazëm dhe jemi gati për përballjen e radhës”.
“Kastrioti? Si çdo ndeshje, është shumë e vështirë. Sidomos tani, pasi Kastrioti vjen pas disa rezultatesh. Kanë një mënyrë loje që na e bën të vështirë, pasi janë shumë agresivë. Luajnë në fushën e tyre dhe kjo i favorizon, ndaj do jetë ndeshje e vështirë”.
“Ecuria e këtij sezoni? Ka pasur shumë ulje ngritje. Nuk ka qenë sezoni më i mirë, duke pasur parasysh që ekipi i Partizanit synon majat. Kemi kupën në lojë, që mund të na shpëtojë. Synimi në këtë pjesë të sezonit që ka mbetur janë kupat e Evropës dhe fitimi i kupës. Nuk kemi pasur dhe fatin me vete, por besimin e kemi si në lojë e në stërvitje”. / h.ll/abcnews.al