Interi nga dje është zyrtarisht pa trajner pas largimit me akord të Antonio Conte për shkak të mospërputhjes së planeve mes trajnerit dhe klubit dhe faktit se ai nuk pranoi ulje page.
Pas kësaj te kampionët e Italisë po mendojnë thellë për trajnerin e ri. Marotta ka treguar qartë s dëshiron të përqendrohet te italianët. Maurizio Sarri dhe Simone Inzaghi flitet të jenë kandidatët kryesorë.
Në lidhje me këtë çështje ka folur CEO i Interit, Beppe Marotta. Ai tregon se sot drejtuesit do vendosin për trajnerin e ri. “Sonte do vendosim për trajnerin e ri jozyrtarisht. Them se do dalim në përfundim sonte”, u shpreh Marotta për mediet italiane. /abcnews.al