Sot vendimi për “Babalen”: Avokati i Salianjit me tabulate telefonike në gjykatë  

schedule11:36 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 11:36 - 18 Dhjetor, 2019

Gjykata Penale e Tiranës do të japë sot vendimin për ish-deputetin e PD, Ervin Salianjin dhe tre të akuzuarit e  tjerë të dosjes “Babale”.

Gazetari Andi Qosja bën me dije për abcneës.al se avokati i Salianjit, Ledio Braho ka paraqitur para trupës gjykuese edhe një tabelë që paraqiste të gjitha qelizat telefonike.

Sipas deklaratës së avokatit, i bazuar në verifikimn e qelizave telefonike “më datë 14 janar 2015 e deri në 31 janar asnjëherë Fredi Alizoti dhe Albert Veli nuk kanë qenë në Tiranë. Pra  bie poshtë dëshmia e Fredi Alizoti dhënë para prokurorit Kolë Hysenaj se në datë 15 janar kishte takuar Salianjin bashkë me Albert Veliun te Partia Demoktatike”.

Po ashtu avokati ka shtuar se “Agron Geron Xhafaj është takuar dhe kjo e provuar nga qelizat tefonike me Albert Veliu në zonën e Orikumit nga ora 12.45 deri ne 13.45./abcnews.al