Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sot u kënaqa si fëmijë”, Suarez paralajmëron tërheqjen nga kombëtarja

schedule22:50 - 25 Mars, 2022

schedule 22:50 - 25 Mars, 2022

Urugurai fitoi me rezultat minimal 1-0 përballë Perusë, fitore kjo që i jep kombëtares uruguraine edhe një biletë për në kampionatin Botëror të “Katar 2022”.

Me Urugurain luajti edhe Luis Suarez i cili pas kësaj ndeshje dha sinjale largimi nga kombëtarja pas “Katar 2022”, teksa u shpreh se e ka shijuar në maksimum këtë sfidë.

“Sot u kënaqa si fëmijë duke luajtur praktikisht ndeshjen time të fundit kualifikuese me ekipin kombëtar. Duhet t’u jemi mirënjohës ish-trajnerit Tabarez dhe stafit të tij teknik. Jemi shumë mirënjohës për atë që mjeshtri i ka dhënë kombëtares”, deklaroi “El Pistolero”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!