Sot 7 nëntor, në Nyon të Zvicrës, në orën 12:00 do të hidhet shorteu për raundin e 1/16 të Champions League. Tani është ajo fazë e këtij kompeticioni se ekipe të dobëta në letër nuk ka, por duhet treguar kujdes pasi janë sfida me përballje direkte.
Si funksionon shorti?
Shorti i fazës së 1/16 të Champions League do të ketë në përballje ekipet e cila dolën të parat në grup me ato që u pozicionuan të dytat. Pra do të jenë dy vazo, një me ekipet e vëndeve të para të grupeve dhe një me ato të vendeve të dyta.
Nuk do të lejohen të ndeshen dy ekipe nga i njëjti shtet apo nga i njëjti grup. Ndeshjet e para të 1/16 do të zhvillohen më 14-15 shkurt dhe 21-22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7-8 dhe 14-15 mars.
Vazo e 1 me fituesët e grupeve: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real madrid, Tottenham
Vazo e 2 me ekipet e vëndeve të dyta të grupeve: Milan, Dortmund, Clube Bruge, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, PSG./ h.ll/abcnews.al