“Sot s’do jetë dita e Lukakut”, Marotta: Më e vështirë të zëvendësosh një sulmues se sa një mbrojtës

schedule10:04 - 20 Qershor, 2022

schedule 10:04 - 20 Qershor, 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta , foli për “Radio Rai” në transmetimin e Radio Anch’io Sport.

Duke nisur me  negociatat për rikthimin e Romelu Lukakut, te bisedimet për transferimin e Paolo Dybalas, marrëveshja me Gleison Bremer, apo largimet e mundshme të Lautaro Martinez dhe Milan Skriniar, Marotta shuan dilemat.

“Mund të them që sot nuk do të jetë dita e njoftimit të Lukakut. Unë, Ausilio dhe Baçin kemi për detyrë të ndërtojnë një ekip konkurrues duke respektuar qëndrueshmërinë e klubit tonë. Pista e Lukakut është e kalueshme por ka vështirësi dhe të shohim si do të shkojë”.

A ka rrezik që Lautaro të largohet? “Siç duhet, ne kemi një plan biznesi, duhet të mbyllim fushatën e transferimeve, por duam të mbajmë një ekip të fortë dhe konkurrues. Besojmë se Lautaro është një element i domosdoshëm për objektivat tona”.

Dëshironi t’i jepni Inzaghit gati skuadrën për ditën e parë të stërvitjes? “Nëse ai ka nënshkrime të reja unë them po. Atëherë kush do të jenë ata ende nuk e di. Për shembull Mkhitaryan do të zyrtarizohet në ditët në vijim, Onana tashmë ka ardhur”.

A mund të jetë Skriniar lojtari i sakrifikuar nga Interi? “Për mendimin tim ky është një treg ku është më e vështirë të zëvendësosh një sulmues sesa një mbrojtës. Ky do të jetë sektori ku ne do të detyrohemi të veprojmë. Ne po hipotezojmë alternativa të vlefshme në rast se dikush do të largohej. Bremer është një lojtar, i cili do t’i përshtatej shumë skuadrës, ai është një lojtar mbi të cilin është vendosur gjithë vëmendja jonë”.

Dybala dhe Lukaku? “Është e vështirë të japim një përgjigje të saktë, ato janë qëllimet tona, por duhet të mendojmë për çështjet ekonomike. Jemi hedhur me kokë në këta dy lojtarë, nëse bëjmë mirë, përndryshe do të kalojmë në qëllime të tjera. Nuk është vetëm lojtari që ka rëndësi, por ekipi dhe ky grup është tashmë i fortë”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!