“Sot qesh me lot”, dilema e madhe e Peter Crouch para finales së Champions

schedule21:15 - 4 Gusht, 2022

schedule 21:15 - 4 Gusht, 2022

Ne përballemi me shumë zgjedhje të vështira në jetë, që ndonjëherë duhen marrë në një kohë shumë të shkurtër. E ndërkohë edhe shoqëria është e rëndësishme, por ndonjëherë ka interesa më të rëndësishme se dashuria për dikë. Peter Crouch ka treguar një rast sa kritik, aq edhe me nuanca gazmore në lidhje me vendimet e vështira në momente kritike.

Në vitin 2007 ai luante me Liverpulin. Të kuqtë kishin shkuar deri në finale të Champions League dhe do sfidonin Milanin. Klubi kishte zgjedhur ta kryente fazën përgatitore në Portugali. Një ditë, pas stërvitjes një pjesë e skuadrës kishin shkuar në një pistë ku bëheshin gara me makina “Go-Carting”.

Crouch si një “pilot i mirë” që është e kishte rritur më shumë se ç’duhej shpejtësinë. Në një moment një gropë i del para dhe humbet kontrollin, ndërkohë që më e keqja s’kishte ardhur: Nuk i punonin frenat. Përpara ndodheshin Dirk Kuyt dhe Xabi Alonso. Duhet të zgjidhte brenda gjysmë sekonde se kë të godiste sepse nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër. Kë goditi Crouch? Dirk Kuyt sepse Alonso ishte më i rëndësishëm për finalen.

 

“Ishte para finales së Champions. Ndodheshim në Portugali. Për një javë kishim ndeshjen dhe një ditë vendosëm të shkonim në një pistë për një garë ‘Go-Carting’. Shkuam atje dhe gjatë një xhiroje kam fluturuar në një gropë, ku zakonisht ndalohet. Mendova se do ndalesha, por frenat nuk punonin.

 

Shoh para meje dhe ishin Kuyt e Alonso. E vetmja gjë që më ka ardhur në mendje ishte se kush ishte më i rëndësishëm për finalen. Kështu zgjodha të godisja gjunjët e Kuyt, duke shkuar drejt tij. Drejtësia e Zotit është e rrezikshme. Unë qesh tani sepse fatmirësisht ai nuk u dëmtua”, u shpreh Krauç.

Në fund Liverpooli e humbi finalen ndaj Milanit me rezultatin 2-1. Ajo që përbën ironinë më të madhe të fatit është se golin për anglezët e shënoi Dirk Kuyt, që para ndeshjes nuk ishte dhe aq i rëndësishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!