Sot paska qenë dita e surprizave, një tjetër çift i famshëm shqiptar do të bëhen prindër

schedule17:43 - 8 Mars, 2022

schedule 17:43 - 8 Mars, 2022

8 Marsi solli lajme shumë të mira sa i përket botës së showbizz-it. Dojna Mema zbuloi se ajo dhe këngëtari Vlashent Sata do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja zbuloi lajmin e ëmbël përmes një videoje që publikoi në rrjete sociale teksa ekspozonte barkun e rrumbullakosur.

“Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndjej tani, do të më dukej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate”, shkroi moderatorja krahas videos ku në sfond dëgjohen rrahjet e zemrës së foshnjës.

Dhe modelja Kristina Baki i surprizoi të gjithë se do të bëhet nënë për herë të parë. Modelja, e cila ka preferuar ta mbajë partnerin larg vëmendjes së mediave, zbuloi se ishte pothuajse 7 muajshe. Përflitet se bukuroshja është në pritje të një vajze, megjithëse Kristina ka preferuar të mos komentojë asgjë.

Sot, një tjetër çift i njohur ka zbuluar se do të bëhen prindër. Bëhet fjalë për këngëtarin Vani Gjuzi dhe ish konkurrenten e “Love Story”, Engjëll Lengon. Engjëll ka konfirmuar lajmin me disa foto ku vë në pah barkun e rrumbullakosur.

/abcnews.al