Sot nisin bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE/ Orban: Nuk do të bllokojmë negociatat

schedule11:55 - 25 Qershor, 2024

schedule 11:55 - 25 Qershor, 2024

Hungaria nuk do të bllokojë negociatat që fillojnë sot për anëtarësimin e Ukrainës në BE, pavarësisht se ka dyshime për to dhe beson se ato janë të motivuara politikisht, tha kryeministri Viktor Orban.

“Hungaria nuk është dakord me procesin, por ne do ta bllokojmë dhe mbështesim fillimin e negociatave.

Nuk është momenti për të thënë po ose jo anëtarësimit në BE. Por së pari duhet të zbulojmë se cilat janë pasojat e anëtarësimit të një vendi në luftë, kufijtë e të cilit nuk janë të përcaktuar në praktikë, i një vendi që është i rëndësishëm për bujqësinë evuopiane”, tha Orban.

“Ne po fillojmë negociatat pa qartësi për këto çështje, gjë që nuk është pozitive. Është një proces thjesht i motivuar politikisht”, përfundoi kryeministri hungarez.

/abcnews.al