De Laurentiis, presidenti i Napolit, duket se nuk e dëshiron më trajnerin francez Rudi Garcia që të drejtojë skuadrën e tij dhe tashmë është duke parë në horizont një teknik të ri.
I preferuari i tij dhe i tifozerisë napolitane është Antonio Conte, ish-trajneri i Juventus, Chelsea, Inter dhe Tottenham.
Siç shkruajnë mediat italiane, nëse gjithçka shkon sipas planeve, numri një i Napolit pritet të takohet sot me Conte për të kuptuar nëse tekniku italian do t’i pëlqente projekti i kampionëve aktualë të Italisë dhe nëse do të pranonte kushtet e vendosura./h.ll/abcnews.al