Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sot miqësorja ndaj Jordanisë

schedule12:25 - 10 Tetor, 2018

schedule 12:25 - 10 Tetor, 2018

Kombëtarja ndihet gati për miqësoren e sotme ndaj Jordanisë. Ky është testi i fundit, para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

Do të luajnë sot ndaj një kundërshtari që nuk e kanë zgjedhur kot.

Kombëtarja i bëri edhe përgatitjet e fundit për miqësoren ndaj Jordanisë, sot në orën 20:00, në “Elbasan Arena”, ndërsa trajneri Panuçi deklaroi se pati një arsye që e kërkoi këtë miqësore.

“Zgjedhja u bë duke parë renditjen e Jordanisë në FIFA, po ashtu sepse na duhej një miqësore për t’u përgatitur për Izraelin. Është e vërtetë, gjithsesi, se Jordania dhe Izraeli kanë ngjashmëri. Bëhet fjalë për një skuadër teknike, që nuk ka presion dhe që luan futboll të mirë, pra nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh ai.

Trajneri nuk dha sqarime për formacionin, por deklaroi se lojtarët e rinj janë aty për t’u provuar.

“Basha është në dispozicion dhe mund të luajë, ndonëse në këtë ndeshje dua të bëj vlerësime në lidhje me Izraelin. Përsa i përket Vrionit, kam dhënë një mesazh për U21-in, për të rinjtë. Është një vlerësim, pasi luajti mirë me Shpresat, po luan mirë në Itali. Po ashtu, dëgjova trajnerin e Partizanit për lojtarët e tij, por dera është e hapur për të gjithë. Uzuni shkoi në Kroaci, luajti mirë, e ndoqa dhe jam shumë i kënaqur për këtë lojtar”, tha Panuçi.

Pati dyshime për punën e Panuçit, duke përmendur deklaratën e Hysajt pas ndeshjes me Skocinë, ku u shpreh se skemën e pjesës së dytë nuk e kishin praktikuar në stërvitje.

“Besoj se një lojtar që luan në Champions si Hysaj, nuk e ka problem nëse skema ndryshon me 3 mbrojtjës dhe ne luajmë ndryshe. Edhe me De Biazin më parë, është luajtur me 3 mbrojtës”, theksoi ai.

Kapiteni Lila dha një vlerësim më shumë për ndeshjen me Izraelin.

“Forca e ekipit tonë është grupi dhe nëse ne nuk luajmë dhe të jemi gjithmonë në grup, kompakt me njëri-tjetrin mendoj se ndeshja në Izrael do të fliste në favorin tonë siç foli para një viti kur fituam me rezultat shumë të mirë”, tha ai.

Në këtë moment, Panuçi bëri një sqarim për çështjen e shiritit.

“Meqë çështja e kapitenit u bë çështje kombëtare, tepër e madhe, fola me presidentin, dhe fola me gjithë lojtarët.  E rëndësishme ishte që vendimi të ndahej nga grupi. Mos i merrni më në telefon lojtarët për kapitenin, pasi do të jenë ata vetë që do të zgjedhin kapitenin dhe dy zv/kapitenët“, tha Panuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!