Sot mblidhet samiti i BE-së, Zelensky dhe Macron rrugës për në Bruksel

schedule10:18 - 9 Shkurt, 2023

schedule 10:18 - 9 Shkurt, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë rrugës për në Bruksel, ku do të marrin pjesë në një samit të Bashkimit Europian.

Udhëheqësit po fluturojnë së bashku për në kryeqytetin belg me një avion që u nis nga aeroporti Vélizy-Villacoublay në jugperëndim të Parisit të enjten në mëngjes.

Zelensky pritet t’i drejtohet Parlamentit të BE-së në Bruksel. Ukraina u bë zyrtarisht një vend kandidat për në BE vitin e kaluar, por ka të ngjarë të duhen vite përpara se Kievi të bëhet zyrtarisht pjesë e Bashkimit Europian.

Të mërkurën, Zelensky vizitoi Londrën dhe Parisin si pjesë e një turneu diplomatik të paparalajmëruar nëpër kryeqytetet europiane që synon të bindë Perëndimin të dërgojë më shumë armë dhe mbështetje ushtarake për të luftuar kundër Ukrainës.

/abcnews.al