Agresioni rus kundër Ukrainës, perspektiva e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë dhe siguria ekonomike e politikës së jashtme janë temat që do të diskutohen në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së që po zhvillohet sot në Bruksel.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell deklaroi se Rusia jo vetëm që u tërhoq nga marrëveshja e grurit, por për të tretën natë radhazi bombardoi infrastrukturën në portin e Odesës, duke shkatërruar mbi 60 mijë tonë drithë.
“Ky është një qëndrim barbar”, i cili do të shkaktojë “një krizë të madhe ushqimore në botë,” tha Borrell.
Kjo çështje do të diskutohet në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, në prani të homologut të tyre ukrainas, Dmitry Kuleba.
/abcnews.al

