Sot Kuvend, thirret në interpelancë ministri Lleshaj, diskutime edhe jashtë rendit të ditës

schedule07:46 - 16 Nëntor, 2020

schedule 07:46 - 16 Nëntor, 2020

Kuvendi do të nisë punimet ditën e sotme në orën 10:00 me një interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, e kërkuar nga një grup deputetësh.

Më tej seanca plenare do të vijojë me diskutimin për projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për Partitë Politike”, projektligjin për miratimin  e buxhetit faktik të vitit 2019, dhe buxhetin e vitit 2020.

Gjithashtu në këtë seancë plenare do të ketë diskutime edhe për çështje jashtë rendit të ditës, ndërsa seanca do të kryhet  pa praninë e gazetarëve dhe kamerave.

Njoftimi i Kuvendit:  

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 16.11.2020, ora 10:00.  (Urdhër nr. 59, datë 14.11.2020, i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së datës 5 nëntor: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH.

Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura.

Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!