Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sot kundër djegies së mandateve, por çfarë deklaronte Agron Shehaj në 2019

schedule20:40 - 24 Maj, 2021

schedule 20:40 - 24 Maj, 2021

Në konferencën për mediat, zhvilluar ditën e sotme për garën për kryetar të PD-së, Agron Shehaj tha se ishte kundër djegies së mandateve të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Shehaj renditi dy nga arsyet kryesore që sipas tij çuan humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, përkatësisht: Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale.

“Mendoj se është e pamohueshme blerja masive e votave. Por besoj që djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, janë arsyet përse humbëm zgjedhjet e 25 prillit”,tha Shehaj këtë të hënë.



Por çfarë deklaronte Shehaj për djegien e mandateve në vitin 2019? Vetë Shehaj e ka mbështetur vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve:

Statusi:

“Po dorëzojmë mandatet sepse u faktua mega-korrupsioni prej 30 milionë eurosh dhe dolën përgjimet e blerjes së votave. Por askush nuk u arrestua. Rama, Gjiknuri, Dako, Sejdini, Balla, Ahmetaj dhe gjithë kupola e PS-së është e zhytur në korrupsion.

Nxjerrja e tyre para drejtësisë është prova e SPAK-ut. Braçe duhet të shqetësohet për shokët dhe partinë e tij që do të përfundojnë keq. Sa për ne demokratët, tashmë jemi pa imunit”, ka shkruar Shehaj në rrjetin social “Facebook”, për dorëzimin e mandateve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!