Sulmuesi i talentuar i Real Madrid, Vinicius Junior, nuk po arrin të tregojë potencialin e tij të plotë në “Santiago Bernabeu” dhe këtë gjë e pranoi dhe vetë 19-vjeçari. Vinicius tha për mediet iberike se Marcelo e kishte paralajmëruar, duke i thënë se një ditë je Pele, një ditë tjetër askush!
“Para se të firmosja me Real Madrid, bisedova me Marcelon. Ai më paralajmëroi, duke më thënë se tifozët dhe kritikët janë shumë të ashpër. ‘Një ditë je Pele, një ditë askush!’ Vendosa ta pranoj këtë sfidë, dua të jem i suksesshëm në Madrid.
Ky është klubi që unë dua dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të jap gjithmonë maksimumin që të arrij majat. Në fushë, shpeshherë dukem nervoz, por asnjëherë nuk më ka munguar kënaqësia për të luajtur futboll me fanellën e Real Madrid”, tha mes të tjerash Vinicius.
Vinicius ka luajtur 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një herë. Talenti brazilian i kushtoi plot 45 milionë euro Realit të Madridit, para që shkuan në arkat e Flamengos. /abcnews.al