“Sot ikim sërish në parti”, Ristani: Takimin me ambasadorët e kërkoi Basha

schedule11:33 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 11:33 - 14 Dhjetor, 2021

Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ndërkombëtarët ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Arben Ristani ka thënë se ambasadorët kanë vajtur në selinë blu me kërkesë të Bashës megjithatë nga PD mësohet se kanë qenë ambasadorët që kanë kërkuar një takim pas incidenteve të djeshme ku Sali Berisha me mbështetësit e tij shkoi në godinë.

Më tej Ristani ka shtuar në “ABC Live” së Lulzim Basha nuk është më kryetar i demokratëve pasi sipas tij pas referendumit më 18 dhjetor do të fillojë riformimi i partisë.

Ndërkohë Ristani ka deklaruar se demokratët që janë pozicionuar krah Sali Berishës do të shkojnë edhe sot në selinë e PD-së megjithëse nuk ka zbuluar agjendën e tyre.

“Ishte një vajtje normale e trupës diplomatike. Në mbledhjen tonë u shkarkuar Basha. Dhe sot do shkojë në seli edhe nesër. Por presim të përgatitet mbledhja. Edhe në vijmë do shkojmë. Vajtja jonë atje do jetë e përhershme. Në PD ka gjithmonë militantë nuk ishin të thirrur dje. Ishte pakicë njerëz të rastësishëm.” tha Ristani. /abcnews.al/