Sot gjyqi për Fredi Belerin/ Dendias në Bruksel: Do ta ngre çështjen në Këshillin e Jashtëm

schedule12:30 - 22 Maj, 2023

schedule 12:30 - 22 Maj, 2023

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, i cili merr pjesë sot në në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së ka deklaruar se takimin e sotëm me kolegët e Ballkanit Perëndimor do ta shfrytëzojë për të ngritur si problematikë arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit opozitar fitues në bashkinë e Himarës.

“Sot do të diskutojmë me kolegët në Këshill për çështjen e Ballkanit Perëndimor. Do të shfrytëzoj rastin për të ngritur çështjen e ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, z. Beleri. Dhe prej andej, do të takohem më pas me homologen shqiptare. Mendoj se do të jetë një bisedë shumë interesante”, tha Dendias.

Beleri pritet të dalë sot para gjykatës. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën për blerje votash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!