Sot feston ditëlindjen, moderatorja e njohur shqiptare tregon si ka qenë në moshën 4-vjeçare

schedule14:29 - 26 Gusht, 2021

schedule 14:29 - 26 Gusht, 2021

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 46-vjeçe dhe duket se ndodhet në periudhën më të bukur të jetës.

Në këtë ditë të veçantë, Rudina ka publikuar një foto kur ka qënë vetëm 4 vjeçe dhe krahas saj ka uruar të gjtihë ata që kanë lindur në të njejtën ditë më të.

“Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4-vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Happy Birthday të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot!”, ka shkruar moderatorja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

Kujtojmë që Rudina është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Mia. Ajo ka zgjedhur ta mbajë gjithmonë të fshehtë profilin e së bijës, duke publikuar në rrjetet sociale vetëm foto, në të cilat vogëlushja nuk identifikohet./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!