“Sot është dita e UÇK-së,” Idrizi në Kuvend: Të ulim heshtat ndaj njëri-tjetri, të votojmë rezolutën kundër “Marty-t”

schedule12:50 - 21 Korrik, 2022

schedule 12:50 - 21 Korrik, 2022

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në seancën e sotme plenare ku diskutohet për projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Marty, ka rilezuar një fjalim të tijin që ka mbajtur në vitin 2012 në Këshillin e Evropës. Aso kohe ai tregon se votoi kundër raportit të Dick Marty-t dhe shton se koha i dha të drejtë.

Ai u bëri thirrje ligjvënësve në sallë që t’i lënë pas diferencat mes tre dhe të bëhen bashkë për t’i kthyer siç tha ai, nderin Parlamentit pas vitesh.

“Ky ishte fjalimi im më 25 janar 2012 në KE, kur diskutohej raporti i Dick Marty. Unë e votova kundër dhe koha më dha të drejtë. Jam i bindur se isha më i pavaruar dhe më i lirë. Rezoluta e sotme, nuk e di sa do të ndikojë kjo e sotmja, për të revizionuar qëndrimin e KE. Por, pa asnjë mëdyshje është akti i duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlamenti. Ta bëjmë sot aatë që s’e bëmë dot 9 vite më parë. Sot Hashim Thaçi, Krasniqi e Veseli ndodhen të akuzuar në Hagë, kjo është arsyeja që unë ju ftoj sot që pas 9 vitesh të votojmë pro kësaj rezolute kundër Raportit të Dick Marty, për t’i kthyer nderin këtij Parlamenti. Sot është dita që t’i ulim heshtat kundër njëri-tjetrit. Sot është dita e UÇK.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!