Sot, dita finale: Pritet vendimi për fatin e liderëve të Agimit të Artë

schedule10:50 - 9 Tetor, 2020

schedule 10:50 - 9 Tetor, 2020

Paraditen e kësaj mbahet në Greqi gjyqi për lehtësimin e dënimit për personat e tashmë të dënuar për drejtim ose anëtarësimin në organizatën kriminale “Agimi i Artë”.

Procesi do të vazhdojë me fjalët e avokatëve mbrojtës mbi propozimin e prokurorit për zbutje të dënimit, pasi dje fjalimet nuk u përfunduan. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që vendimet të njoftohet jo sot, por të hënën, shkruajnë mediat greke, përcjell abcnews.al

Dje, prokuroria  e selisë, Adamantia Oikonomou, kërkoi që të mos u jepet asnjë lehtësim ish-deputetëve të Agimit të Artë të cilët u gjetën fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale.

Nga ana tjetër, ajo kërkoi që zbutja t’u jepet vetëm atyre që janë dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, me kusht që këta të akuzuar të mos shpallen fajtorë për krime të tjera.

Për veprën e drejtimit të një organizate kriminale, Kodi Penal parashikon burgim nga pesë deri në 15 vjet, ndërsa për veprën e anëtarësimit në një organizatë kriminale, parashikohen 5-10 vjet.

Me njohjen e faktorëve lehtësues, masa e dënimeve zvogëlohet në rastin e parë nga 2 në 8 vjet dhe në të dytën nga 1 në 5 vjet. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!