Sot dita e të dashuruarve, Ronaldo ndan urimin e veçantë për Georgina

schedule17:44 - 14 Shkurt, 2022

schedule 17:44 - 14 Shkurt, 2022

14 shkurti është dita simbol e dashurisë, ku të gjithë surprizojnë të dashurit e tyre në këtë ditë të veçantë.

Buqeta me lule, dhurata nga më të ndryshme dhe urime, kjo ditë e muajit shkurt është plot dashuri dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe me personazhet e njohur.

E kur jemi tek personazhet e VIP, ylli portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk ka nguruar dhe ka uruar të dashurën e tij, Gerorgina Rodriguez, për Shën Valentin.

Nëpërmjet një postimi në instagram CR7 shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin, dashuria ime”, teksa e ka shoqëruar edhe me emoi me zemra.

Një postim ky që ka marrë shumë “Like”, duke u kthyer brenda pak minutash në postimin e më të pëlqyer të momentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!