Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sot breshëri plumbash, në janar lokalit të Gjovalin Prendit iu vendos tritol

schedule11:21 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 11:21 - 26 Dhjetor, 2020

Gjovalin Prendit, pronarit të lokalit në Lezhë drejt të cilit u qëllua me breshëri armësh zjarri në janar të këtij viti ka përjetuar histori të ngjashme. Gazetari Gjergji Figuri bën të ditur për abcnews.al se në janar lokalit të Prendit i është vendosur lëndë plasëse, që shkaktuan vetëm dëme materiale.

Edhe kjo ngjarje vijon të jetë e pazbardhur, pas asnjë të dyshuar dhe asnjë pistë hetimi. Ndërkohë ngjarja sot ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në fshatin Pllanë të Lezhës.



Në zonë nuk ka kamera sigurie, çka e bën më të vështirë identifikimin e autorëve. Ndërkaq, pronari  ka dhënë dëshminë e tij dhe mësohet se ai ka mohuar të ketë konflikte. Për rrjedhojë deri më tani policia ende nuk ka një pistë konkrete hetimi.

Ndërkohë Prendit në shkurt të vitit 2014 i vranë nipin, Taulant Prendin në një atentat. Nga ngjarja e 6 viteve më parë, humbën jetën dy persona Klodian Ndreca 28 vjeç dhe Taulant Prendi 25 vjeç si dhe mbeti i plagosur Aurel Prendi 21 vjeç, vëllai i Taulantit.

Gjovalin Prendi asokohe bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën nipi i tij duke deklaruar se nuk kishin asnjë konflikt. Vëllezërit Prendi njiheshin në zonë si persona jo problematikë dhe kishin në pronësi një punishte guri oxhaqesh. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!