Sot Bellanova vendos pikat mbi “i”, kalon me sukses vizitat mjekësore

schedule13:50 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:50 - 4 Korrik, 2022

Sot do të jetë dita vendimtare për Raoul Bellanova, i cili ka kaluar me sukses vizitat mjeksëore te skuadra e Interit.

Lojtari do të kalojë në huazim nga skuadra e Cagliarit te nënkapionët e Italisë, teksa sot do të vendosë edhe pikat mbi “i” për këtë kalim te zikaltërtit.

Sipas raportimeve italiane, ai ka kryer me sukses vizitat mjekësore dhe më pas në pasdite do të hedhë edhe firmën në kontratë. Bellanova pritet të vijë në Milano fillimisht në formë huazimi. Zikaltrit do të kenë edhe të drejtën për të blerë përfundimisht lojtarin për 6 milionë euro të tjera.

/f.a/abcnews.al