Manchester United nuk po sheh dritë në fund të tunelit që pas largimit të Alex Ferguson. Strategu legjendar, konfirmoi si sot 7 vite më parë se do ta mbyllë karrierën e tij dhe do të dalë në pension, pas më shumë se dy dekadash në krye të “Djajve të Kuq”.
Trofe të shumtë, tripletë në sezonin 99/00, shumë tituj kampion në Premier League, shumë herë trajneri i muajit dhe i sezonit në kampionatin anglez: Të gjitha këto arritje, e shndërruan skocezin si trajnerin më të mirë në historinë e Premier League.
Që pas largimit të Ferguson 7 vite më parë, United ka provuar shumë strategji dhe ka provuar shumë trajnerë të tjerë për të pasuar me sukses skocezin, por nuk ia ka dalë. Van Gaal, Moyes, Mourinho dhe Solskjaer, nuk i janë afruar aspak arritjeve të Ferguson./abcnews.al
Seven years ago today, Sir Alex announced his retirement from football.
There aren’t enough words – simply the greatest
#MUFC pic.twitter.com/2bbe45Q2ud
— Manchester United (@ManUtd) May 8, 2020