Partizani ka zbritur në fushë dhe ka zhvilluar seancën e parë me në krye trajnerin Adolfo Sormani. Italiani është prezantuar para skuadrës, ndërkohë që i pranishëm në seanca ka qenë edhe presidenti Gazment Demi.
Klubi i kuq ndërkohë ka zbuluar edhe pjesën tjetër të stafit teknik dhe bëhet fjalë për dy italianë. Giovanni Mazzela do të jetë ndihmësi i Sormanit, kurse Gabriele Faccia përgatitësi i ri atletik. Të dy Sormani i ka pasur në staf edhe gjatë aventurës së tij në Danimarkë me Vejle BK. Edhe Renaldo Kalari ka asistuar në seancën e sotme dhe duket se do tëmbetet pjesë e stafit.
Partizani ndërkohë nga nesër do të zhvendoset në Turqi, ku do të zhvillojnë një fazë të shkurtër përgatitore. Të kuqtë kanë programuar edhe dy ndeshje miqësore, kundër turqve të Trabzonspor (10 janar) dhe hungarezëve të Honved (15 janar). /abcnews.al